Lajme

Polica arreston një person në Vërmicë – posedonte mbi 700g kokainë


Ilustrim

Policia kufitare e Republikës së Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin kufitar në Vërmicë mes Kosovës dhe Shqipërisë, për posedim të mbi 700g të substancës narkotike të llojit kokainë.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar, substancën narkotike e kishte fshehur në brez nën rryp të pantallonave.

“Policia Kufitare e Kosovës me datën 08.03.2022, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit kufitar në hyrje në Pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar një person të dyshuar shtetas shqiptar nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ “, thuhet në njoftim të policisë.

Pikë kalimi kufitarë në Vërmicë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Gjatë kalimit kufitarë personi ishte pikasur nga ana e policisë dhe zyrtarëve doganorë të Kosovës, andaj ata kishin “ndërmarrë masat adekuate që kanë rezultuar në një ndalim dhe kontroll efikas” të një automjeti dhe “personit të dyshuar” me ç’rast ka arrestuar atë.

Sipas njoftimit “njësitet kompetente të antidrogës pas matjes së substancës narkotike kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë narkotike me peshë prej 736.20 g”, kurse hetimet lidhur me rastin sipas policisë janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente për procedura të mëtejme ligjore.

Ilustrim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore