Lajme

“Polexit”, jo më i pamundur


Gjykata e Lartë e Polonisë ka vendosur që masat e vendosura nga gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) kundër reformave të diskutueshme gjyqësore të vendit janë antikushtetuese.

Gjykatësi Stanislaw Piotrowicz tha të mërkurën e 14 korrikut se Kushtetuesja e Polonisë kishte arritur një vendim të shumicës se masat e BE-së në lidhje me “sistemin, parimet dhe procedurat” e gjykatave polake nuk ishin “në përputhje” me kushtetutën polake.

Vendimi erdhi disa orë pasi GJED-ja kërkoi përsëri pezullimin e menjëhershëm të një organi të sapo krijuar.

Kjo e fundit mbikëqyrte gjyqtarët e Gjykatës Supreme polake dhe kishte kompetenca për të hequr imunitetin e tyre nga ndjekja penale ose prerë pagat e tyre.

Përballja pritet të shtrëngohet më tej të enjten, kur gjykata e BE-së do të nxjerrë një vendim tjetër mbi legjitimitetin e dhomës disiplinore dhe Kushtetueses së Polonisë.

Ajo shihet gjerësisht si e paligjshme pas një serie emërimesh të “besnikëve” të PiS (Ligj dhe Drejtësi).

Pol-Exit

“Ne jemi në procesin e një Polexit-i ligjor që po zhvillohet hap pas hapi”, tha Avokati i Popullit në Poloni, Adam Bodnar, pas vendimit.

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tanimë kreu i partisë opozitare të Platformës Civile, akuzoi PiS-in për distancimin nga BE-ja”.

Ministri polak i drejtësisë, Zbigniew Ziobro, tha se vendimi i gjykatës kushtetuese ishte “kundër ndërhyrjes, uzurpimit dhe agresionit ligjor nga organet e Bashkimit Evropian”.

ECJ-ja me bazë në Luksemburg i kërkoi fillimisht Polonisë që të pezullojë dhomën disiplinore si pjesë e procedurave të gjata kundër Polonisë, për të cilat BE-ja thotë se po minojnë pavarësinë e gjyqësorit.

PiS-i, megjithatë, këmbëngul se reformat janë të nevojshme për të trajtuar korrupsionin dhe për të hequr ndikimet e mbetura të epokës komuniste nga gjykatat, duke i bërë ato më efektive. Partia në pushtet thotë se Brukseli po ndërhyn padrejtësisht në punët e tij të brendshme.

“Ne kemi parë në vitet e fundit që organet e BE-së të tilla si Komisioni ose Gjykata e Drejtësisë së BE-së veprojnë në shkelje të traktateve kur ata vendosën të ndërhyjnë në sistemin gjyqësor polak”, tha zëvendës ministri i Drejtësisë, Sebastian Kaleta.

Disa ekspertë kanë thënë se sfida e vendosur e Polonisë ndaj përparësisë së ligjit të BE-së mund të shënojë një hap të parë të mundshëm drejt një daljeje polake nga BE-ja.

Kjo, pavarësisht sondazheve që tregojnë se anëtarësimi në BE mbetet shumë popullor në mesin e polakëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore