Sport

Pochettino nënshkruan kontratë me Chelsea-n


Tashmë është edhe zyrtare. Mauricio Pochettino do të jetë trajner i Chelsea-t.

Argjentinasi prej kohësh ishte i lidhur me skuadrën londineze, derisa para pak çasteve ka nënshkruar kontratë me blutë deri në vitin 2026.

Palët mësohet se kanë firmosur kontratën, ndërsa së shpejti pritet edhe zyrtarizimi.

Ndërkohë Lampard do të jetë në krye të Chelsea-t për herë të fundit kundër Newcastle në ndeshjen e fundit në Premier Leauge që do të zhvillohet sot (e diele, 28 maj).

Ndërsa Pochettino do ta marrë timonin e skuadrës menjëherë pas kësaj ndeshje.

Kjo do të jetë aventura e pestë e argjentinasit në punën e trajnerit.

Më herë ai kishte drejtuar Espanyol-in, Southampton-in, Tottenham-in dhe PSG-në.

Kujtojmë që Chelsea kishte ndërruar dy trajnerë në këtë edicion, i cili ishte për t’u harruar nga londinezët.

Thomas Tuchel e nisi sezonin, derisa ai u shkarkua për të ardhur Grahm Potter, i cili gjithashtu u shkarkua dhe trajner i përkohshëm ishte emëruar Frank Lampard.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore