Sport

Pochettino kërkon që të largohet nga PSG


Vetëm gjashtë muaj pas emërimit si zëvendësues i Tuchel te Paris Saint-Germain, Pochettino ka kërkuar të largohet nga klubi.

Kështu ka bërë të ditur, Mario Cortegana, gazetarë i gazetës GOAL.

Cortegana thotë që pas spekulimeve të javëve të fundit, tanimë argjentinasi edhe zyrtarisht i ka kërkuar klubit të largohet.

Kjo vjën për shkak të dy arsyeve.

E para, marrëdhënia e tij me drejtorin sportiv Leonardo nuk është e mirë, dhe Pochettino po kërkon për alternativa.

E dyta, stoli i ëndrrave të tij është bosh, dhe tani është mundësia kur ai mund të ulet aty.

Bëhet fjalë për stolin e Real Madrid-it, që janë shumë të interesuar ta bëjnë Pochettino-n liderin e ardhshëm të skuadër së tyre.

Pochettino e di se Real Madrid-i janë të interesuar për shërbimet e tij, thotë Cortegana.

Madrilenët e kanë në ‘pole-position’ ish-trajnerin e Tottenham-it.

Por, largimi i Pochettino-s është një qështje e komplikuar, dhe qëndrimi është i mundshëm.

Përkundër marrëdhënieve të shkatërruara me Leonardo-n, Pochettino ndjehet i lidhur me klubin dhe asnjë dramë nuk do të krijohet nga kjo situatë.

Por, Pochettino është shumë i vëmendshëm me situatën në kryeqytetin spanjoll, dhe një lëvizje e mundshme do të ishte realizim i ëndrrës për të.

PSG po përcjellë nga afër situatën e ish-trajnerit të Real Madrid-it, Zidane dhe ish-trajnerit të Inter-it, Antonio Conte.

Ky i fundit, është mundësi edhe për stolin madrilen, së bashku me Raul-in.

Real Madrid-i pritet të zgjidhë situatën e trajnerit javën e ardhshme, dhe kjo njëkohësisht do të zgjidhë edhe të ardhmen për Conte-n, Zidane-n, Pochettino-n dhe Raul-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore