Shqipëria

Po parkonte mjetin në Llogara, përfundon poshtë rrugës


Mesditën e 20 gushtit në Llogara, është regjistruar një aksident në vendin e quajtur sheshpushimi i parashutave.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. S., duke lëvizur indietro për të parkuar mjetin, ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Këta të fundit kanë marrë ndihmën mjekësorë në vend dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore