Shqipëria

‘Infermierë për Shqipërinë’/ Rreth 3 mijë të punësuar nga 2019-ta


Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në median sociale Facebook të premten e 10 shtatorit ka bërë me dije se 2 mijë e 97 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar nga viti 2019.

Ky punësim, sipas Ramës ka ardhur si rezultat i platformës së punësimit online “Infermierë për Shqipërinë”.

“Ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi, vijon me shpalljen e konkursit të radhës”, shkruan numri një i qeverisë.

Gjithashtu në postim, kryeministri shton se çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

Afati i fundit i aplikimit është data 21 shtator 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore