Sport

Plas skandali në Federatën Franceze të Futbollit, abuzime seksuale me lojtarët e mitur


Prej vitesh Noel Le Graet, president i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), dhe zyrtarë të tjerë të lartë në federatë kanë mbuluar raste të shumta të abuzimit seksual, duke përfshirë abuzimin e lojtarëve të mitur, tregojnë mediat në Francë.

“So Foot” ka publikuar disa mesazhe të Le Graet me punonjëset e federatës, të cilat kanë pushtuar mediat në Francë dhe jo vetëm.

“Ejani në shtëpinë time për darkë sonte”.

“Unë preferoj biondet, kështu që nëse jeni gati…”.

“Ti je mjafte pulsuar, do të të vendosa patjetër në shtratin tim”.

©AFP/Getty Images

Por rasti i tij nuk është i izoluar. Në fakt, siç ka shpjeguar “Josimar”, është vetëm i fundit në një seri të gjatë akuzash të turpshme për abuzim dhe ngacmim seksual brenda FFF. Shumë prej të cilave përfshijnë fëmijë, të cilat FA franceze është përpjekur sistematikisht t’i shtypë.

Një ish-anëtar i bordit të FFF pranoi të fliste me “Josimar” në kushte anonimiteti.

“Ata janë shumë të fuqishëm. Në momentin që flisni për abuzimin, jeni jashtë loje”, tha ai.

“Ka pasur disa raste të abuzimit seksual, shantazheve dhe ngacmimeve, gjithashtu ndaj lojtarëve të mitur (djem dhe vajza) duke përfshirë trajnerë, skautë, agjentë dhe zyrtarë të lartë që punojnë në ligën më të lartë të Francës”.

“PSG, Lyon dhe Troyes janë ndër skuadrat e shumta të Ligue 1 që i kanë ndrydhur këto çështje pa marrë asnjë veprim të duhur”, tregon ish-anëtari i federatës.

Sipas raportimeve të mëtejshme të “Josimar, Le Graet kishte pranuar në një dokument të brendshëm të federatës rastet e abuzimeve seksuale të ndodhura në objektin e saj kombëtar, Clairefontaine.

Florence Hardouin dhe Noël Le Graet – Icon Sport

Që nga mesi i viteve 1980, FFF ka marrë ankesa të shumta për abuzim seksual, ngacmim dhe sjellje të papërshtatshme ndaj djemve dhe vajzave të mitura.

Pas përhapjes së lajmeve mbi abuzimet seksuale, Ministria e Sporteve në Francë ka hapur një hetim më të thelluar.

Ministrja, Amelie Oudea-Castera ka mbajtur një takim urgjent rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të premte me Le Graet dhe menaxheren e përgjithshme të federatës, Florece Hardouin.

Oudea-Castera, Le Graet dhe Hardouin kanë biseduar për rreth një orë. Asnjë prej tyre nuk foli për mediat pas përfundimit të takimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore