Sport

Plani B i Real-it për stolin, Raul ose Low


Bordi drejtues i Real Madrid-it shpreson që Zinedine Zidane të mbetet përsëri trajneri i skuadrës edhe për szonin e ardhshëm. Por, ata gjithashtu e kanë gati planin B, nëse francezi vendos të largohet nga klubi.

Real-i është optimist për të ardhmen në Madrit të Zidane-t, sidomos pas ecurisë në Ligën e Kampionëve dhe asaj në La Liga.

Sidoqoftë, duke parë paqëndrueshmërinë në lojën e Real-it, klubi po punon gjithashtu për zëvendësuesit nëse situata nuk shkon mirë në fund të sezonit.

Zgjedhja e parë e klubit ishte Mauricio Pochettino, por argjentinasi kaloi në krye të PSG-së. Tashmë kanë ngelur dy emra. I pari është Jaochim Low, trajneri i Kombëtares së Gjermanisë. I dyti, është trajneri i Real Madrid Castilla-s, Raul-i.

Tekniku gjerman, Low, e ka bërë të qartë se pas Euro 2020, do të largohet nga posti i trajnerit të Kombëtares. Post të cilin e mban që nga viti 2006.

Raul-i po bën mirë me Castilla-n në Segunda B. Ai ka grumbulluar 17 nga 21 pikët në ndeshjet e fundit, duke qenë në rrugë të mbarë për t’u ngjitur në Ligën e Dytë spanjolle.

Fundi i sezonit do të tregojë nëse do të ketë apo jo ndryshme në kampin e Los Blancos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore