Jetesë & Stil

Planet e Princeshës Diana për zhvendosje në California bashkë me William dhe Harry-n


Princesha Diana, Princi William dhe Princi Harry

Princesha Diana dhe Meghan Markle mund të kenë më shumë gjëra dhe histori të përbashkëta nga sa mund të kishim menduar.

Princesha Diana, Meghan Markle.

Princesha e ndjerë e Wales, dyshohet se kishte në plan të shkonte në California me djemtë e saj, Princin William dhe Princin Harry, dhe të ndiqte një karrierë në Hollywood.

Stewart Pearce.

“Kishte një numër projektesh të mëdha që do realizoheshin në vazhdim përmes ofertave që i ishin ofruar”, tha ish-trajneri i zërit, të Dianës, Stewart Pearce, për Daily Mail.

Pearce, i cili u miqësua me Dianën në vitet e saj të fundit të jetës, ka shtuar se – “Një nga mundësitë kryesore që ajo donte të krijonte ishte të fillonte zhvillimin e dokumentarëve për tre interesa bamirësie që më pas do të asimiloheshin në fotografitë kryesore të një filmi”.

“Ajo po planifikonte të kalonte shumë kohë në Hollywood. Çështja ishte se Diana me të vërtetë kishte filluar të eksploronte fuqinë e saj krijuese”, tha ai.

Pearce vazhdoi duke thënë se Diana ishte lidhur me më të mirët e Hollywood-it.

“Çdo gjë që ajo bëri ishte nënshkruar me autografin e përsosmërisë, që do të thotë se ajo u konsultua me njerëzit e duhur. Bëhej fjalë për shkallën më të lartë të opinioneve që mund të mbaheshin për menaxhimin më të madh të projektit”.

“Kështu që unë e di se këdo që ajo punësoi ose punoi, do të kishte qenë një standard i shkëlqyeshëm duke lëvizur drejt mundësisë së një statusi fitues çmimesh. Nuk ka dyshim. Ajo ishte e mbushur me veprimin e bashkë-krijimtarisë”, ka thënë Pearce.

Ndërsa Diana thuhet se kishte ëndrra të mëdha për të realizuar, Pearce pohoi se nuk kishte ndërmend të bëhej yll i filmit.

“Kjo është diçka për të cilën Diana nuk ishte e interesuar, aspak. Megjithëse ajo ishte një adhuruese dhe entuziastë e madhe për artet e shfaqjes, veçanërisht vallëzimin, [aktrimi] nuk ishte diçka që ajo e pa si trajektoren e saj të re krijuese”, shtoi ai.

Diana u martua me Princin Charles në vitin 1981. Së bashku ata mirëpritën fëmijën e parë, William në vitin 1982 dhe pastaj në vitin 1984, në jetë erdhi Harry.

Princi Charles dhe Princesha Diana.

Çifti u divorcua në vitin 1996, dhe Charles u martua me Camilla Parker Bowles në vitin 2005.

Pas divorcit të saj, Diana filloi të takohej me producentin egjiptian të filmit, Dodi Fayed. Dyshja u vranë tragjikisht në një aksident me makinë kur Diana ishte vetëm 36 vjeç.

Aspiratat e pretenduara të Dianës për të marrë dhe transferuar fëmijët e saj në Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të ngjashme me rrugën që Harry dhe gruaja e tij, Markle, kanë marrë me lëvizjen e tyre në Montecito, pas dorëheqjes së tyre nga familja mbretërore vitin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore