Sport

Plaçkitje e dhunshme në shtëpitë e Angel Di Maria-s dhe Marquinho-s


Deri sa po zhvillohej ndeshja e mbrëmshme mes PSG dhe Nantes, një ngjarje shumë e keqe po ndodhte në shtëpinë e Angel Di Maria, që ishte prezent në fushë.

Një plaçkitje ndodhi në shtëpinë e argjentinasit, me të gjithë familjen e tij që ishte e pranishme në shtëpi.

Futbollisti u zëvendësua në minutën e 61-të që të shkonte direkt në shtëpi, kjo pasi drejtori sportiv Leonardo ishte i njoftuar për çfarë kishte ndodhur.

Disa njerëz e thyen shtëpinë e Di Maria-s, me fëmijët dhe gruan e tij që ishin të pranishëm.

Mohamed Bouhafsi, gazetar shumë i afërt me klubin, e përshkruan ngjarjen si “shumë të dhunshme” dhe jo si një plaçkitje e thjeshtë.

E njëjta ndodhi edhe në shtëpinë e prindërve të Marquinho-s, që jetojnë në të njëjtën zonë me atë të Di Maria-s.

Përmes një postimi në Instagram, Marquinhos konfirmon që prindërit e tij janë mirë, por më shumë kanë pësuar frikë se sa dëm.

Kurse ende nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e Di Maria-s dhe familjes së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore