Shqipëria

Pjesëmarrja e ulët në votime, PS thirrje qytetarëve: Rikthehuni në qendrat e votimit


Referuar Partisë Socialiste ka një pjesëmarrje të ulët në votime për shkak se shumë qytetarë u kthyen mbrapsht pas problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik.

Ndaj dhe u është drejtuar thirrje qytetarëve që të rikthehen në qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre.

“Partia Socialiste i lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të kthehen në qendrat e votimit”, ka thënë Bora Muzhaqi, zëdhënëse e PS-së.

Sipas saj, gjithkush që voton sot jep një kontribut edhe për të gjithë ata që janë larg.

“Prandaj thirrja jonë është votoni! Votoni”, ka theksuar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore