Sport

Pirlo emërohet trajner i klubit turk


Pas një viti ndërprerje, Andrea Pirlo iu është rikthyer punës së trajnerit, teksa së fundmi është emëruar zyrtarisht në krye të klubit të Karagumruk në Superligën turke.

Pas eksperiencës me Juventus-i, turqit bëhen ekipi i dytë që ish-mesfushori i famshëm merr në dorëzim, ndërsa ka firmosur kontratë një-vjeçare.

Për Karagumruk, emërimi i Andrea Pirlo-s në krye të skuadrës cilësohet si një lëvizje tejet e bujshme për vetë prestigjin që ka italiani teksa do të tentojë me turqit kualifikimin në Kupat e Evropës edicionin e ardhshëm.

Në sezonin e fundit, Karagumruk e mbylli kampionatin në vendin e tetë, por me Pirlo-n në stol pritshmëritë e tifozëve janë rritur dhe i mbetet teknikut të sapoemëruar t’i respektojë ato e për të marrë edhe ai vetë më shumë famë në profesionin që sapo ka nisur ta praktikojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore