Shqipëria

Pipero: janari do ketë rritje të rasteve Covid 19


Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero. ka deklaruar se për tre muaj, pas nisjes së vaksinimit ndaj Covid-19, bota do të flasë ndryshe.

Ai tha se gjithsesi, mrekullia nuk mund të pritet vetëm nga vaksina.

Mjeku shtoi se maskat dhe masat e tjera, do të duhet që të praktikohen edhe pas vaksinimit.

Ditët e fundit në Shqipëri është raportuar një numër i ulët infektimesh nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë.

Por mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, dha paralajmërim për kujdes maksimal  gjatë gjysmës së dytë të janarit, pasi do ketë rritje të rasteve.

Mendoj se kjo është një sjellje fiziologjike e virusit, gjysma e dytë e janarit do të ketë një shtim të rasteve, por duhet të jemi të përgatitur dhe duhet që edhe për të paktën dy-tre muaj të jemi alert për të mundësuar uljen e dëmit të këtij virusi”,  tha ai./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore