Lajme

Pfizer dhe Moderna, dyfishim të të ardhurave në 2022-shin


Dy prodhuesit e vaksinave të COVID-19, Pfizer dhe Moderna, mund të gjenerojnë më shumë se 90 miliardë dollarë nga shitjet vitin e ardhshëm.

Në 2022-shin, vendet me të ardhura të ulëta e të mesme synojnë që të rrisin nivelet e vaksinimit, siç kanë bërë vendet e zhvilluara.

BioNTech/Pfizer dhe Moderna do të dominojnë tregun e vaksinave COVID-19, me pothuajse dyfishin e sasisë në vitin 2021.

Sipas Airfinity, firmë analitike e të dhënave shëndetësore, dy prodhuesit do të kontrollojnë tri të katërtat e tregut të vaksinave jo-kineze COVID-19.

Kompanitë rivale, AstraZeneca, Johnson & Johnson, Sputnik V i Rusisë dhe Novavax, do të zënë pjesën tjetër të tregut, i cili parashikohet të dyfishohet në vlerën 124 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

BioNTech/Pfizer pritet të shesë 54.5 miliardë dollarë vaksina COVID-19, ndërsa Moderna 38.7 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të Airfinity, të publikuara në “Financial Times”, këto të ardhura do të jenë shumë më të larta se vlerësimet e konsensusit të analistëve, respektivisht 23.6 miliardë dollarë dhe 20 miliardë dollarë.

“Ne presim nivele të larta të vazhdueshme të shitjeve në vitin 2022. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kërkojnë nivele të ngjashme vaksinimi me ato që kanë arritur shumë vende me të ardhura të larta”, tha Rasmus Bech Hansen, shefi ekzekutiv i Airfinity.

Nga ana tjetër, disa analistë hedhin poshtë parashikimet e shitjeve në rritje për vitin e ardhshëm.

Shumica e tyre pajtohen që Pfizer, në veçanti, ka dominuar garën e vaksinave COVID-19 dhe ndoshta do ta konsolidojë pozicionin e saj në muajt e ardhshëm.

Analisti Geoffrey Porges shpjegon se “ata ishin të parët që morën miratimin për të rriturit, kanë lëvizur të parët për të marrë dozën e tyre përforcuese dhe të disponueshme”.

Gjithashtu thotë ai “lëvizën të parët për të marrë miratimin për inokulimin te adoleshentët. Po ashtu, ata do të jenë të parët që do të marrin miratimin e tyre edhe për te fëmijët”.

Pfizer ka fituar garën e vaksinës COVID-19, por nuk po merr merita?

Banka e investimeve parashikon që BioNTech/Pfizer do të gjenerojë 39.5 miliardë dollarë të ardhura këtë vit.

Mirëpo, në 2022, do të përjetojë një rënie të shpejtë të shitjeve në 9 miliardë dollarë, për shkak të çmimeve dhe kërkesës më të ulëta në vendet e pasura, por edhe prej konkurrencës.

Firma analitike Airfinity për të dhënat shëndetësore tha se mund të ketë një mospërputhje të parashikimit, me çmimet e kompanisë.

BioNTech/Pfizer gjeneron shitje prej 31.3 miliardë dollarë, ndërsa Moderna 17.6 miliardë dollarë në 2021 – pak më poshtë parashikimeve të kompanisë për 33.5 miliardë dollarë dhe 20 miliardë dollarë respektivisht.

Javën e kaluar, grupi gjerman i bioteknologjisë, CureVac, u bë kompania e fundit që braktisi një vaksinën, ndërsa bioteknologjia Novavax, me qendër në Maryland, ende nuk e ka autorizuar goditjen e saj në SHBA ose Evropë.

“Vaksinat mRNA kanë fituar garën e vaksinave, sepse ato duken se janë më efektive”, tha David Dowdy, profesor i asociuar i epidemiologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit “Johns Hopkins” në Baltimore.

Airfinity parashikon gjithashtu se, vitin e ardhshëm, tregu i vaksinave COVID-19 do të mbështetet nga qeveritë në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme, që blejnë doza përforcuese për të mbrojtur kundër varianteve të reja.

“Nga viti 2022 e më tej do të porositen më shumë se 10 miliardë doza përforcuese, me vetëm 198 milionë që do të shkojnë për vendet me të ardhura të ulëta”, tha ai.

Pas kritikave të Pfizer dhe Moderna-s për rekordin e tyre të dobët në furnizimin me doza të ARN për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta këtë vit, të dyja kompanitë do të rrisin furnizimin e tyre me vaksina në botën në zhvillim.

Të dhënat tregojnë se Pfizer pritet të gjenerojë 64 për qind të të ardhurave të saj nga vendet me të ardhura të larta, ndërsa Moderna do të gjenerojë pak më shumë se tre të katërtat e shitjeve nga kombet e pasura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore