Shqipëria

Pezullohen nga detyra zyrtarë komisariatesh në Tiranë, shkak ndërtimet pa leje


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar disa zyrtarë komisariatesh për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë.

Ata do të jenë të pezulluar për një muaj.

Nga detyra mësohet se është pezulluar Bujar Mehmeti, shef i komisariatit nr. 1. Po ashtu Flamur Sula, shef i postës policore në Farkë dhe disa policë që mbulojnë këto zona.

Sakaq, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po zhvillon hetime për shpërdorim detyre për zyrtarët.

Hetimi vjen pas vendimit të qeverisë për operacionin kundër ndërtimeve pa leje, i cili nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi.

Më herët është firmosur edhe akti i parë i dorëzimit te shteti i 4 mijë e 646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin Syri i Tiranës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore