Lajme

Pezullohen dy pilotë të Air France, shkak një përleshje në kabinë


Dy pilotë të Air France janë pezulluar pasi u përleshën fizikisht në kabinë në një fluturim Gjenevë-Paris në qershor.

Kështu ka bërë me dije një zyrtar i Air France.

Fluturimi vazhdoi dhe u ul në mënyrë të sigurt, dhe mosmarrëveshja nuk ndikoi në pjesën tjetër të fluturimit. Sakaq, ai ka theksuar edhe angazhimin e linjës ajrore për sigurinë.

Sipas raportimeve, dy pilotët patën një mosmarrëveshje menjëherë pas ngritjes dhe kapën njëri-tjetrin nga jakat e tyre pasi njëri me sa duket goditi tjetrin.

Ekuipazhi i kabinës ndërhyri dhe një anëtar i ekuipazhit e kaloi fluturimin në kabinë me pilotët.

Ky lajm doli pasi agjencia franceze e hetimit ajror, BEA, lëshoi një raport ku thuhej se disa pilotë të Air France nuk kanë rigorozitet në respektimin e procedurave gjatë incidenteve të sigurisë.

Raporti u fokusua në një rrjedhje karburanti në një fluturim të Air France nga Brazzaville në Republikën e Kongos në Paris në dhjetor 2020, kur pilotët e ridrejtuan avionin, por nuk e ndërprenë energjinë në motor ose u ulën më shpejt nga sa ishte e mundur.

Avioni u ul i sigurt, por raporti paralajmëroi se motori mund të kishte marrë flakë.

Po ashtu përmendi tre raste të ngjashme midis viteve 2017 dhe 2022, dhe ka treguar se disa pilotë po vepronin bazuar në analizën e tyre të situatës në vend të protokolleve të sigurisë.

Nga ana tjetër, Air France ka njoftuar se po kryente një auditim sigurie si përgjigje.

Ndërkaq, u zotua të ndjekë rekomandimet e BEA-së, të cilat përfshijnë lejimin e pilotëve të studiojnë fluturimet e tyre dhe bërjen e manualeve të trajnimit më të rrepta për respektimin e procedurës.

Linja ajrore vuri në dukje se ajo kryente mijëra fluturime çdo ditë dhe raporti përmendi vetëm katër incidente të tilla sigurie.

Sindikatat e pilotëve të Air France kanë këmbëngulur se siguria është parësore për të gjithë pilotët dhe kanë mbrojtur veprimet e pilotëve gjatë situatave emergjente.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore