Lajme

Petkoviç i reagon Osmanit – “Duhet t’i vësh veshin kërkesave të DASH-it dhe Ambasadës amerikane”


Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviç ka thënë se “Vjosa Osmani duke e rivendosur tezën se me formimin e asociacionit të komunave serbe Kosova formon një Republika Srpska” s’i ka vënë veshin kërkesave të Departamentin amerikan të Shtetit as Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

“Duket se mesazhet politike nga ShBA-ja janë vetëm selektivisht valide për Osmanin, njëjëtë sikurse marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel deri më tani janë vetëm selektivisht valide për të edhe për Albin Kurti”, ka thënë Petkoviç, përcjell Tanjug.

Ai thotë se “Vjosa Osmani duhet të lexojë deklaratat nga 21 tetori e deri më 4 nëntor nga fillimi deri në fund”, sepse, sipas tij, “do t’i kujtohej që Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, pa justifikim dhe pa përjashtim, që përfshinë edhe Asociacionin e Komunave Serbe”.

“Vjosa Osmani do të duhej të dinte se për Shtetet e Bashkuara respekti për traktatet dhe marrëveshjet është e shenjtë, dhe respekti ndaj të gjitha të drejtave të njeriut, në të cilën Prishtina dështon çdo ditë”, ka deklaruar Petkoviç.

Petkoviç ka thënë se Vjosa Osmani “mund të vazhdojë të shpërndajë propagandë politike dhe dezinformim”.

“Po të dinte Osmani se çfarë janë arritjet evropiane, ajo nuk do të minonte dialogun e Brukselit, kështu që nuk është e duhur ajo të na mësojë vlerat evropiane”, ka vazhduar ky zyrtar fiktiv.

Këto komentime ky zyrtar i ashtuquajtur për Kosovën, i bëri pasi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se Beogradi vazhdon të operojë në mentalitetin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Gjithashtu Osmani tha se Beogradi është instrumenti i Rusisë për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore