Kosova

Petkoviç i flet ambasadorit rus për dialogun me Kosovën – “Është koha t’i ndalojmë shkeljet e marrëveshjeve”


Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç dhe ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko.

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç përmes një njoftimi në Facebook shkruan se është takuar me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, me të cilin ka biseduar për dialogun në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Pektoviç thotë se Kharçenkos i ka treguar “për raundin final të dialogut teknik në Bruksel dhe perspektivat për vazhdimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës”.

“Bashkëbiseduesit tim i theksova se Prishtina ka treguar edhe njëherë se vazhdon me praktikën e të mos-kuptuarit të dialogut, dhe refuzimin kategorik të delegacionit të Prishtinës për të diskutuar rreth formimit Asocacionit të Komunave Serbe, kërcënon të çojë në erozion të Marrëveshjes së Brukselit, por edhe autoritetin e bashkësisë ndërkombëtare, që është garantuesi i zbatimit të tyre”, shkruan Petkoviç.

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç dhe ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko.

Petkoviç shkruan edhe se “ka ardhur koha që një sërë kufizimesh të ndërpriten sa më shpejtë të jetë e mundur”.

“Ka ardhur koha të ndalojmë së toleruari shkeljet e papërgjegjshme të marrëveshjeve, deklaratave dhe lëvizjeve të rrezikshme të Prishtinës”, deklaron ky zyrtar serb.

“Falënderova ambasadorin rus për mbështetjen e deritanishme të Moskës ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë dhe theksova se lidhjet vëllazërore mes dy popujve tanë, si dhe marrëdhëniet e mirëkuptimit dhe besimit thelbësor, do të vazhdojnë të jenë themeli i marrëdhënieve të jashtëzakonshme. mes vendeve tona”, përfundon shkrimi i tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore