Jetesë & Stil

Pete Davidson feston ditëlindjen bashkë me Kim Kardashian


Pete Davidson - Komedian

Komediani, Pete Davidson, ka festuar ditëlindjen e tij të 28 me “të dashurën e re” të përfolur në mediat rozë, modelen dhe njërën ndër gratë më të ndjekura në botë në rrjetet sociale, Kim Kardashian.

Gjithçka u morr vesh nga postimet e rep artistit, Flavor Flav në Instagram, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e tij imazhe nga festa e ditëlindjes së Davidson, bashkë me Kim Kardashian dhe nën e saj, Kris Jenner.

Pete Davidson, Kim Kardashian, Kris Jenner dhe Flavor Flav.

“Duke e festuar ditëlindjen e djalit tim të adoptuar me legjendat, Kim Kardashian dhe Kris Jenner”.

“Pete, unë kurrë nuk e kam hequr byzylykun në formë ore për ta vënë në qafën e dikujt tjetër, dhe ti do të jesh i fundit që më bëri ta bëj këtë. Sidoqoftë, të shkon shumë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar në Instagram ylli i hitit “Flavor of Love”.

Flavor Flav dhe Pete Davidson.

Por, dyshja, Davidson dhe Kardashian nuk e kanë konfirmuar akoma statusin e tyre, për të treguar nëse janë të dashuruar me njëri-tjetrin, apo janë thjeshtë miq të mirë.

Ndryshe, në fillim të këtij muaji ylli i “Keeping up with Kardashians”, Kim Kardashian, u pa nën shoqërinë e Davidson, në një park lojërash, në fermën, “Knott’s Scary” në Buena Park të  California-s.

Madje, dyshimet në publik se diçka mes Kim dhe Pete po ndodh, u shtuan akoma më tepër, kur në imazhet e publikuara nga revista “People”, dyshja shiheshin duke kapur duart me njëri-tjetrin, ndërsa ishin të ulur edhe me miq të tjerë.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian.

Gjithsesi, Kim Kardashian dhe Pete Davidson, e njohin jo pak njëri-tjetrin, dhe pas “miqësisë” së tyre “fshihet”, miku i tyre, rep artisti, Machine Gun Kelly.

Kujtojmë, se Kim, së fundmi kishte bërë bujë, teksa pati ndarë një puthje në ekran me Davidson në një skeç kur ajo drejtoi “Saturday Night Live” për herë të parë në fillim të këtij muaji.

Vite më parë, ata u shoqëruan në festën e ditëlindjes së Kid Cudi, së bashku me Timothee Chalamet dhe bashkëshortin e Kim, Kanye West, me të cilin ajo aktualisht është në procedurat e divorcit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore