Lajme

Pesë projektligje nuk votohen nga Lista Serbe, pozita kërkon sqarime


Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Deputetët e Listës Serbe, anëtarë të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk i kanë votuar pesë projektligje që ishin në shqyrtim.

Projektligjet që nuk u votuan ishin, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar, Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve, Projektligjin për dizajnin industrial si dhe Projektligjin për patentat, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ndërkohë, Kryetarja e Komisionit, Verica Ceraniç, teksa ka lexuar projektligjet një nga një dhe ka ftuar për votim, nuk ka dhënë detaje të tjera.

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, ka kërkuar të di arsyen e mos votimit të këtyre projektligjeve.

“Nuk e kontestoj të drejtën për të pasur atë qëndrim që e konsideron të drejtë e të përshtatshme për vete”.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni

“Është bërë pak si praktikë kjo që një pjesë e komisionit tonë të bojkotojë dhe pa e kontestuar këtë të drejtë, së paku do të duhej një shpjegim, një sqarim, cila është arsyeja. Mendoj që në gjithë shoqërinë tonë do të ishte mirë komunikimi, të shkëmbejmë idetë, hallet, dhe pastaj në fund shohim nëse nuk pajtohemi atëherë vjen e fundit”.

“Miqësisht e kolegjialisht do të apeloja që të mos bëhemi peng e paragjykimeve. Nuk do të thotë se nuk mund të gjejmë modalitete për t’i tejkaluar vështirësitë”, është shprehur Hyseni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore