Lajme

Pesë institucione në Prishtinë protestojnë para komunës – kërkojnë kushte më të mira të punës


Protesta para Komunës së Prishtinës nga pesë institucione.

Zyrtarë të pesë institucioneve në Prishtinë kanë protestuar para Komunës së Prishtinës të cilët kanë kërkuar kushte më të mira për punë dhe që të ndalohet ndikimi nga persona që janë përgjegjës.

Kjo protestë është organizuara nga zyrtarë të teatrit “Dodona”, të arkivit të Komunës së Prishtinës, të biblotekës “Hivzi Sylejmani”, Qendrës Kulturore për Rini dhe Zjarrfikësit.

“Kryetar, a po t’ngon kush?”, “Sigurimin e kushteve më të mira për punë për zyrtarët publik”, “Ndal shpenzimet në gjykata, vetëm ekzekuto vendimet”, ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit në duar.

Edhe më 1 maj një protestë nga bizneset ishte organizuara para Komunës së Prishtinës.

“A ka drejtësi në këtë vend”, “stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla”, “neglizhenca e juaj detyrim për migrim ndaj neve”, ishin disa nga pankartat që pronarët e bizneseve kishin mbajtur në duar.

Përmes kësaj proteste ata kishin kërkuar lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.

Protesta para Komunës së Prishtinës nga pesë institucione.

Përfaqësuesi i Shoqatës së bizneseve të vogla, Sadudin Hasani, para mediave kishte thënë se qëllimi i protestës ishte për kushte më të mira në veprimtarinë në të cilën e ushtrojnë.

“Ne më herët kemi pas frigoriferë, na i ka largu komuna, na kanë udhëzuar të bëjmë kërkesë për leje dhe e kemi bërë atë kërkesë dhe nuk janë marrë për bazë ato kërkesa. Që një vit e kemi bërë këtë kërkesë”.

“Na kanë dëmtuar tej mase, duke e ditë që biznesi kryesor gjatë verës e ka pijen. Nuk kemi pas diçka jashtëligjshme por gjitha produktet vendore”, deklaroi Hasani.

Ndërsa kishte paralajmëruar se protestën do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore