Lajme

“Neglizhenca e juaj, detyrim për migrim ndaj neve”, protestojnë pronarët e bizneseve kërkojnë lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike


Protesta e bizneseve para Komunës së Prishtinës.

“A ka drejtësi në këtë vend”, “stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla”, “neglizhenca e juaj detyrim për migrim ndaj neve”, janë disa nga pankartat që pronarët e bizneseve kanë mbajtur në duar.

Përmes kësaj proteste ata kanë kërkuar lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike, teksa protestën e kanë mbajtur para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Përfaqësuesi i Shoqatës së bizneseve të vogla, Sadudin Hasani, para mediave tha se qëllimi i protestës është për kushte më të mira në veprimtarinë në të cilën e ushtrojnë.

“Ne më herët kemi pas frigoriferë, na i ka largu komuna, na kanë udhëzuar të bëjmë kërkesë për leje dhe e kemi bërë atë kërkesë dhe nuk janë marrë për bazë ato kërkesa. Që një vit e kemi bërë këtë kërkesë”, tha Hasani, teksa shtoi se janë dëmtuar tej mase.

“Na kanë dëmtuar tej mase, duke e ditë që biznesi kryesor gjatë verës e ka pijen. Nuk kemi pas diçka jashtëligjshme por gjitha produktet vendore”, tha ai.

Ai shtoi se protestën do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Edhe nënkryetari i Shoqatës Enver Gashi u shpreh se janë dëmtuar shumë si shkak i moslejimit të shfrytëzimit të hapësirave.

“Unë më shumë kam dal me mbrojtur këtë, mos me lejuar që rinia me dal jashtë. Nëse nuk na mundësojnë me punuar dhe me i mbajt fëmijët këtu, le të vijnë dhe t’i largojnë, rrugën hapur e kanë. 60 për qind na ka dëmtuar si biznese”, tha ai.

Protesta e bizneseve para Komunës së Prishtinës.

Papunësia, pagat e ulëta, shkollimi i dobët, çmimet e larta, mosvlerësimi i duhur këto ishin vetëm disa nga arsyetimet kur qytetarët pyeteshin përse po largohen.

Të njëjtat arsyetime vazhdojnë edhe sot.

Një protestë të ngjashme pritet ta zhvilloj edhe Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.

Protesta e cila do të filloj nga ora 11 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, lidhet me Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 majin.

Pikërisht me këtë ditë, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), do të themeloj sot dy shoqata sindikale në Kosovë në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë.

Për një maj, në këtë takim pritet të mbahet mbledhja konstituive dhe të nënshkruhet formimi i këtyre dy sindikatave.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore