Shqipëria

Përsëri lëkundje tërmeti në Ballkan


Gadishulli i Ballkanit është zgjuar gjatë ditës së sotme nga dy lëkundje tërmetesh.

Njëri me magnitutë të vogël u regjistrua në vendin tone në orën 3:50 të mëngjesit, në qytetin e Durrësit.

Epiqendra flitet të ketë qenë në afërsi të Gjirit të Lalëzit. Nuk ka patur të lënduar apo dëmtime në ndërtesa.

Tjetri pak më i madh u regjistrua në Kroaci. Anketa Sizmologjike e Kroacisë deklaroi se tërmeti ishte 4.1 Rihter. Lëkundjet u ndien pranë Glinske Poljane, në Kroacinë qendrore në orën 10:58.

Po ashtu Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti ishte matur 4.3 në shkallën Rihter dhe se epiqendra ishte 14 km në perëndim të Sisak.

Croatiaweek raporton se tërmeti duhet të ketë zgjatur rreth pesë sekonda dhe ka patur disa dëmtime të ndërtesave në qytetin Petrinja.

Lëkundjet janë ndier dhe në Zagreb.

Nuk ka patur të lënduar deri tani.

Kujtojmë se vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor i 2019-ës. Tërmeti ishte i madhësisë 6.3 i shkallës Rihter dhe shkaktoi vdekjen e 51 personave si dhe plagosjen e qindrave të tjerë.

Po ashtu, edhe shteti i Kroacisë u prek nga një katastrofë tjetër e kësaj në 29 dhjetor të këtij viti. Tërmeti në qendër të Kroacinë kishte një magnitudë 6.2 Rihter në 29, vrau shtatë vetë dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore