Shqipëria

Përplasje në PD, Vokshi-Kokalari: Basha ushtroi dhunë verbale


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi së bashku me aktivisten, Evi Kokalari kanë hedhur akuza mbi kryedemokratin, Lulzim Basha për ushtrim dhune verbale.

“Do të vazhdojmë punën, do të jemi në terren nëpër rrethe. Pavarësisht nga dhuna verbale. Lulzim Basha duhet të  mbajë përgjegjësi për këtë dhunë më parë. Këta që i dërgon ai, kjo është dhunë verbale. Kanë mbyllur të gjitha dyert. Kjo është e turpshme. Kjo ndërtesa e Partisë Demokratike. Kjo është kryetarja e Forumit të Gruas për 8 vite”, u shpreh Kokalari.

Nga ana tjetër, Vokshi u shpreh se kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës.

“Ju e shikoni se çfarë po përdor Basha. Vullnetin e demokratëve nuk e ndal dot. Sot kemi bërë mbledhjen e parë. Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”.

Më herët rreth orës 15:00, me mbërritjen e saj në seli, Vokshi tha se brava e derës së zyrës së saj ishte ndërruar dhe nuk hapej me çelësin që ajo kishte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore