Lajme

Përparimi i mundshëm në bisedimet e armëpushimit Rusi-Ukrainë, rrit aksionet në Evropë


Aksionet në Evropë u rritën të enjten dhe kontratat e së ardhmes në SHBA ishin të qëndrueshme, ndërsa tregtarët ndryshuan pikëpamjen e Rezervës Federale (Fed) se vetëm një ekonomi e fuqishme si e SHBA-ve mund të përballojë fushatën kundër inflacionit të lartë që po ndodh tani.

Përparimi i mundshëm në bisedimet e armëpushimit Rusi-Ukrainë po e ndihmon gjithashtu situatën.

Indeksi Stoxx Europe 600 u rrit me 0.5%, me burimet bazë që udhëheqin avancimin dhe me sektorin e teknologjisë duke performuar pozitivisht pas një rritjeje të aksioneve të teknologjisë aziatike më herët.

Një indeks i kapitalit në Azi-Paqësor u rrit me rreth 3%, i nxitur nga përpjekjet e Kinës për të stabilizuar tregjet e saj.

Fed rriti normat me një çerek pikë përqindjeje dhe sinjalizoi rritje në të gjashtë mbledhjet e mbetura në vitin 2022. Kryetari i Fed, Jerome Powell, tha se ekonomia e SHBA-ve është “shumë e fortë” dhe mund ta përballojë shtrëngimin monetar.

Thesaret avancuan, ndërkohë që një pjesë e kurbës së obligacioneve, për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, u përmbys.

Për disa, kjo e fundit nënvizon një rrezik në rritje që përpjekjet e Fed për të frenuar inflacionin mund të shkaktojë një rënie ekonomike.

Dollari ra dhe jen-i qëndroi pranë nivelit më të ulët të gjashtë viteve. Nafta, gjithashtu, pësoi një rënie treditore.

Fed njoftoi se në “takimin e ardhshëm” do të fillonte të lejonte tkurrjen e bilancit të saj prej 8.9 trilionë dollarësh.

Banka qendrore e SHBA-ve është një ndër shumë Banka Qendrore, duke filluar nga Brazili në Mbretërinë e Bashkuar që po rrisin kostot e huamarrjes.

Goditja e mallrave nga pushtimi rus në Ukrainë po vazhdon të përkeqësojë presionet e çmimeve dhe rreziqet ekonomike, duke sjellë më shumë paqëndrueshmëri të tregut.

Pas raundit të fundit të bisedimeve të paqes, një zëdhënës rus tha se një Ukrainë neutrale me ushtrinë e saj është një kompromis i mundshëm, ndërsa Kievi tha se ka nevojë për garanci sigurie.

Nga ana tjetër, presidenti Joe Biden tha se SHBA-të do t’i dërgojnë Ukrainës drone dhe mijëra raketa anti-ajrore dhe antitanke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore