Lajme

Përkeqësohet bilanci i viktimave në Kramatorsk: 50 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë


Dy raketa ruse që goditën një stacion hekurudhor në qytetin Kramatorsk, i cili gjendet në Ukrainën Lindore, ka shkaktuar 50 viktima, mes tyre pesë fëmijë – duke u përkeqësuar kështu bilanci.

Numrin e ka konfirmuar guvernatori i Donetsk-ut, Pavlo Kyrylenko.

Kryetari i bashkisë së Kramatorsk, Oleksander Honcharenko tha se rreth 4 mijë njerëz kishin qenë në stacion në kohën e sulmit.

Këta të fundit po përpiqeshin për t’u evakuuar në zona më të sigurta të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha më herët se asnjë trupë ukrainase nuk ishte në stacionin e trenit kur u sulmua.

Nga ana tjetër, Agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” ka raportuar se ky stacion përdoret për evakuimin e civilëve nga zonat që gjenden nën bombardimet nga forcat ruse.

Ndërsa Zelensky më herët ka njoftuar se stacioni i trenit është goditur nga një raketë tip “Tochka-U”.

Sakaq, tre trena që transportonin të evakuuar u bllokuan në të njëjtën pjesë të Ukrainës të enjten, pas një sulmi ajror në linjë, sipas kreut të Hekurudhave të Ukrainës.

Në median sociale “Twitter” u publikuan video, ku shfaqeshin pamjet nga stacioni, me një numër të madh njerëzish, që rrinin në radhë, për të hipur në tren. Kramatorsk është në Donetsk Oblast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore