Bota

Periudha tetëjavore mes 2 dozave anti-COVID prodhon më shumë antitrupa


Një periudhë kohore më e gjatë, mes dozave të para dhe të dyta të vaksinës Pfizer-BioNTech, bën që sistemi imunitar i trupit të prodhojë më shumë antitrupa që luftojnë infeksionin, sipas studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar (MB).

Sipas ekspertëve, zbulimet mbështesin vendimin e MB-së për zgjatjen e intervaleve të dozimit nga rekomandimi fillestar prej tre javësh.

Një periudhë prej tetë javëve duket të jetë  koha e duhur për të trajtuar variantin Delta.

Mbretëria e Bashkuar fillimisht zgjati periudhën e dozimit në 12 javë, në fund të vitit 2020.

Ndërsa programi i vaksinimit është shpërndarë dhe në grup-moshat e tjera, ku doza e parë u është ofruar të gjithëve qytetarëve mbi 18 vjeç, njerëzit janë inkurajuar të marrin dhe dozën e dytë pas tetë javësh.

Puna, e financuar nga qeveria, është botuar në një shkresë paraprake, e cila nuk është rishikuar ende nga kolegët.

Studiuesit krahasuan përgjigjet imune të 503 personave të stafit të NHS-së që morën dy dozat në intervale të ndryshme, në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021.

Në një periudhë kur varianti Alpha-COVID, i identifikuar për herë të parë në Kent, po përhapej me shpejtësi.

Nivelet e antitrupave në gjakun e tyre u matën një muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Sipas publikimit të studimit, intervalet e dozimit të shkurtër dhe të gjatë të vaksinës Pfizer gjeneruan përgjigje të forta imune në përgjithësi. Po ashtu, një program trejavor gjeneroi më pak antitrupa neutralizues që ndaluan atë të infektojë qelizat, sesa një interval 10-javor.

Susanna Dunachie, kryeinspektorja e përbashkët në studimin Pitch, në Universitetin e Oksfordit, tha se dy doza ishin më të mira se një, por koha e dozës së dytë ishte disi fleksibile në varësi të rrethanave.

Të dhënat nga Shëndeti Publik Angli tregojnë se vaksina Pfizer është efektive në uljen e niveleve të sëmundjes serioze, pranimet në spital dhe vdekjen, edhe pas një doze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore