Lajme

Përhapja e urrejtjes, video-lojërat në “duart” e ekstremistëve


Një kamp nazizmi i ndërtuar në Minecraft

Ekstremistët synojnë të përhapin urrejtjen përmes platformave të njohura të video-lojërave.

Lajmin e kanë bërë tё ditur studiuesit e agjencisë mediatike “BBC Blick”.

Gjatë tre muajve, studiuesit zbuluan biseda semitike, raciste dhe homofobike nё platformat, si DLive dhe Odysee, ku përdoruesit bisedojnё pёr lojëra tё tilla si Call of Duty dhe Minecraft.

Më pas, bisedat kalojnë në hapësira të tilla, si kanalet private të Telegramit, sipas BBC.

Pas ngjarjeve kanë reaguar dhe aktivistët, të cilët thonë se, “përfshirja e rrëfimeve ekstremiste në bisedat e përditshme mund të jetë një rrugë drejt radikalizimit”.

“Fillimisht hyni në atë botë dhe mё pas radikalizimi fillon të shfaqet. Kjo pasi shkoni në takime të tjera, në grupe më të vogla që nuk luajnë domosdoshmërisht lojëra, por që flasin në mënyrë më eksplicite”, tha Joe Mulhall, nga organizata antifashiste Hope Not Hate.

Platforma e mesazheve “Telegram” për “BBC News” tha se përdori një “kombinim të monitorimit aktiv të hapësirave publike dhe raporteve të përdoruesve” për të hequr përmbajtjen që shkel kushtet e shërbimit të tij.

Call of Duty tha se, ka “filluar të ndёrmarrё veprime, përfshirë ndalimin e emra raciste dhe të orientuar drejt urrejtjes, si dhe zbatimin e një teknologjie të re dhe që e bën më të lehtë për lojtarët të raportojnë sjellje fyese në lojë”.

“DLive dhe Odysee nuk u janë përgjigjur kërkesave pёr koment sipas ‘BBC News'”, tregon BBC.

Studiuesit treguan gjithashtu se, “identifikuan po ashtu disa veprime të tjera ekstremiste midis konkurrentëve, gjatë ndërtimit të hartave dhe mjediseve të personalizuara”.

Këto përfshinin kampet naziste të përqendrimit dhe një kamp paraburgimi ujgur në lojëra të tilla si Roblox dhe Minecraft.

Në një tjetër lojë në platformën “Roblox” lojtarët ftoheshin të “bëheshin racistë” dhe të simulonin vrasjen e njerëzve që u përkasin pakicave etnike, duke i goditur me një makinë.

Ekstremistët mund të kenё kthyer vёmendjen te lojërat, pasi gjigantët e mediave sociale rritën zbatimin e rregullave të tyre, sipas studiuesve.

Bazuar në këtë, qeveria britanike ka filluar bisedimet me organet e industrisë për të diskutuar hapat për të trajtuar shfrytëzimin e hapësirave të lojërave nga ekstremistët.

Një ekipi ekspertësh kundër-ekstremizmit nisёn një hetim në shkallë të gjerë mbi lojërat në internet.

Një përfaqësues i Ukie, organi tregtar i lojërave në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi përdorimin e mjeteve të sofistikuara të moderimit të inteligjencës artificiale dhe menaxherë të trajnuar të komunitetit për të ndërtuar hapësira të sigurta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore