Sport

Përgjigje interesante e Guardiola-s kur u pyet se pse e zëvendësoi Haaland-in


Pep Guardiola dha një përgjigje interesante pasi u pyet në lidhje me vendimin e tij për ta larguar Erling Haaland-in pas pesë golave ​​të tij ​​kundër RB Leipzig.

Të martën mbrëma, Manchester City vulosi një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitore me rezultat 7:0 kundër Leipzig .

Ilkay Gundogan dhe Kevin De Bruyne shtuan nga një gol në pesë të Haaland-it për të kompletuar humbjen e gjermanëve.

Pasi shënoi një ‘hattrick’ në pjesën e parë, bomberi norvegjez shtoi shpejt dy të tjera në minutën e 53-të dhe 57-të, teksa ishte afër që ta thyente një rekord të paarritshëm në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani, përveç Haaland-it janë vetëm dy lojtarë tjerë që kanë shënuar nga pesë gola në një ndeshje në Champions: Lionel Messi dhe Luis Adriano.

Megjithatë, superyllit norvegjez iu mohua ai shans kur trajneri i tij vendosi ta zëvendësojë me Julian Alvarez-in në minutën e 63-të.

I pyetur për vendimin e tij pas ndeshjes, spanjolli ka dhënë një përgjigje brilante.

“Nëse do të kishte arritur që në moshën 22-vjeçare do të mërzitej në të ardhmen e tij”, tha trajneri spanjoll duke qeshur.

“Ai nuk do të kishte një objektiv për të arritur në të ardhmen. Këtu dhe kudo. Kjo është arsyeja pse unë bëj një zëvendësim”, shtoi Guardiola.

Pas ndeshjes, qarkulluan zëra se Guardiola e zëvendësoi Haaland-in vetëm që ai mos t’ia thyente rekordin Lionel Messi-t. Por spanjolli e mohon ta ketë ditur këtë gjë.

“Nuk e dija për Messi-n me Leverkusenin (kur shënoi pesë gola kundër tyre në 2012), por bëj një zëvendësim sepse normalisht kur mbaron ndeshja duam që ata të luajnë”.

“Ai shënoi pesë gola. Problemi është se sa herë që nuk shënojmë dy apo tre gola ai do të kritikohet. Ky është realiteti”, vazhdoi trajneri spanjoll.

Guardiola vlerësoi gjithashtu paraqitjen e gjithanshme të Haaland-it në atë që ishte një paraqitje befasuese.

“Shumicën e kohës, kur ai shënon ‘hat-trick’ pas 60 – 65 minutash, unë e zëvendësoj”, theksoi tekniku spanjoll.

“Sot ai shënoi pesë, por pati 30 – 35 kontakte me topin. Kjo është ajo që ne po kërkojmë. Kur je i përfshirë në një lojë në mbrojtje, topi vjen për të shënuar gola, je më i zgjuar, më i saktë. Gundogan shënon gola, ai mund ta bëjë këtë. Ndonjëherë është faji i tij, ndonjëherë ai nuk lëviz”.

City do të zbulojë se cili ekip do të jetë kundërshtar i tyre në çerekfinale kur të hidhet shorti të premten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore