Sport

Përfundon votimi për Topin e Artë


Është mbyllur edhe zyrtarisht procesi i votimit për të zgjedhur futbollistin më të mirë për çmimin më prestigjioz në futboll, Topin e Artë.

Emri i fituesit tashmë është në zyrat e France Football.

Një grup i vogël i juristëve dhe gazetarëve tashmë njohin fituesin, por emri i tij do të jetë sekret për publikun deri më 29 nëntor.

Sipas L’Equipe, tabloid francez shumë i afërt me France Football, gjithçka ka ndryshuar në ditët e fundit.

Sipas tyre, kjo garë për Topin e Artë, do të jetë më e rivalizuara në histori të çmimit.

Messi, Lewandowski, Benzema, Jorginho dhe së fundmi Mohamed Salah, të gjithë këta futbollistë po përmenden si emrat kryesorë për të siguruar trofeun individual.

Derisa për Messi-n do ishte i shtati, për të tjerët, kjo do të ishte hera e parë në karrierë.

Jorginho ishte shpallur futbollisti i vitit nga UEFA, dhe mund të konsiderohet si më favorit, por edhe Messi me Copa America-n është lartë në renditje.

Mirëpo, forma e Lewandowski-t, dhe triumfi i Benzema-s në ligën e kombeve, kanë ndryshuar shumë gjëra.

L’Equipe raporton që shumë juristë kanë ndryshuar votat e tyre brenda afatit të përcaktuar, kurse mbi 30 për qind të gazetarëve nuk e kishin vendosur votën e tyre për trofeun.

Fituesi dihet, por jo për publikun, që deri më 29 nëntor, do të jetë në ankth për të mësuar emrin e më të mirit futbollist në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore