Sport

Përfundon sezoni për Kjaer-in, gjashtë muaj jashtë fushave


Futbollisti i Milan-it dhe Kombëtares së Danimarkës, Simon Kjaer-i do të jetë jashtë fushave të blerta për gjashtë muajit e ardhshëm.

32-vjeçari po kalonte momente të mira në karrierë me kuqezinjtë. Por, ai dëmtim në ndeshjen përballë Genoa-s dy ditë më parë ka qenë më serioz seç dukej.

Kapiteni i Danimarkës është operuar në artroskopinë e gjurit të majtë. Parashikimet fillestare janë që ai do të humbasë gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore