Euro 2020

Përfundon edhe Grupi D, tre skuadra shkojnë tutje


Mbyllet edhe grupi i katër në EURO 2020.

Një nga grupet më interesante, sheh tre skuadra të kualifikohen për në raundin tjetër.

Anglia, pas fitores 1-0 përballë Çekisë, kualifikohet si e para e grupit.

Tre Luanët, falë golit të Sterling në minutën e 11-të, arritën tre pikë të arta.

Në raundin tjetër, ata do të përballen me skuadrën që përfundon e dyta në grupin e ferrit, Grupi F.

Matematikisht, të gjitha skuadrat në atë grup mund të përfundojnë në vendin e dytë.

Pra, kundërshtarët e mundshëm për Anglinë janë: Franca, Gjermania, Portugalia dhe Hungaria.

Kroacia, pas fitores 3-1 kundër Skocisë, arrin të përfundojnë në vendin e dytë.

Kroatët, me goldallim të njëjtë si Çekia, përfundojnë të dytët vetëm fal golave të shënuara më shumë.

Në raundin tjetër, ata do të përballen me të dytin e Grupit E.

Kundërshtarët e mundshëm për Kroacinë janë: Spanja, Sllovakia, Suedia, Polonia.

Çekia, që e nisi ditën si e para, përfundon e treta.

Ata kualifikohen si një ndër skuadrat e treta, dhe kundërshtarët e mundshëm për ta janë: Holanda ose fituesi i grupit E.

Skocia eliminohet, me vetëm një pikë nga tre ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore