Sport

Përfundojnë pjesët e para: Ballkani po mposhtet nga Prishtina, Llapi – Drita pa gola


Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve kryesore të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, është duke u mposhtur me rezultat 0:1 nga Prishtina.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në fund të pjesës së parë nga Krasniqi.

Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Llapit dhe Dritës është ende pa gola.

Llapi e kishte një mundësi shumë të mirë për të kaluar në epërsi, por në minutën e 21-të Festim Alidema gaboi nga penalltia.

Me këto rezultate, Drita momentalisht është në plus dy pikë nga Ballkani, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore