Shqipëria

Përfshihet nga flakët një lokal në tarracën e Gjykatës së Lartë


Një incident është regjistruar të enjten e 20 korrikut në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ku një lokal është përfshirë nga flakët.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit, duke cituar njoftimin për shtyp.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, njoftuan autoritetet.

Sipas deklaratës zyrtare, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon gjithashtu për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore