Sport

Performanca e lojtarëve shqiptarë në ‘top pesë ligat’ e Evropës


Janë 16 futbollistë shqiptarë, që aktivizohen me Kombëtaren e Shqipërisë ose atë të Kosovës dhe luajnë në pesë ligat më të forta të Evropës.

Seria A zë peshën kryesore. Në këtë ligë aktivizohen 11 futbollistë, prej të cilëve shtatë kuqezi dhe katër dardan.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është futbollisti shqiptar me performancën më të lartë deri më tani, për këtë sezon. Sipas vlerësimeve të “Sofascore”, qendërmbrojtësi i Napoli-t, vlerësohet me notën 7.11.

I dyti në listë, si më i vlerësuari është Nedim Bajrami i Empoli-t. Mesfushori kuqezi vlerësohet me notën 6.95.

Lista e plotë:

1- Amir Rrahmani – Napoli, 7.11

2- Nedim Bajrami – Empoli, 6.95

3- Marash Kumbulla – Roma, 6.92

4-Ardian Ismajli – Empoli, 6.78

5-Mergim Vojvoda – Torino, 6.75

5-Samir Ujkani – Empoli, 6.75

7-Armando Broja – Southampton, 6.74

8-Ivan Balliu – Rayo Vallecano, 6.70

9-Elseid Hysaj – Lazio, 6.69

10-Milot Rashica – Norwich, 6.68

10-Frederic Veseli – Salernitana, 6.68

12-Keidi Bare –  Espanyol, 6.67

12-Thomas Strakosha – Lazio, 6.67

14-Etrit Berisha – Torino, 6.60

15-Vedat Muriqi – Lazio, 6.52

16-Valon Berisha – Reims, 6.46

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore