Lajme

Përfaqësuesit e Luginës të martën para Senatit të ShBA-së – kërkojnë reciprocitet për barazi


Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, të martën do të paraqiten para senatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se do të paraqitet pozita e vështirë e komunitetit shqiptar dhe diskriminimi ndaj tyre.

“Pas një angazhimi të madh me Ligën Qytetare Shqiptaro – Amerikane të kryesuar nga Joe and Shirley DioGuardi për të raportuar pozitën e vështirë të komuniteti shqiptar dhe diskriminimin sistemik para Senatit në këto momentet jashtëzakonshme për zhvillimet politike”, ka shkruar Mustafi.

Lugina e Preshevës.

“Senatorët Ernst dhe Peters janë bashkëkryetarë të grupit kongresit për çështjet shqiptare të Senatit në SHBA.  Një ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës”.

Ai tutje ka thënë se do të kërkojnë recprocitet të cilat ndërlidhen me tri çështje.

“Përfundimisht, pjesë e axhendës së Capitol Hill-it. Reciprocitet për barazi, barazi për paqe, paqe për prosperitet”.

Ndryshe, pas dy dekadash shqiptarët që jetojnë në pjesë e Luginës së Preshevës kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Në Serbi nuk kishte numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.

Shaip Kamberi vazhdon të jetë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

I cili vazhdimisht e thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe se asnjëherë tjetër nuk do t’i nënshtrohet regjimit serb dhe ligjeve të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore