Tokyo 2020

Përcaktohen gjysmëfinalet olimpike të Tenisit


Vetëm katër emra kanë mbetur në luftë për tre medaljet e Tenisit në “Tokyo 2020”.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen nesër, më datë 30 korrik, deri sa çerekfinalet përfunduan sot.

Rusi Karen Khachanov arriti fitoren përballë befasisë franceze, Ugo Humbert.

Humbert, dje arriti fitoren përballë njërit prej favoritëve kryesorë, grekut Stefanos Tsitsipas.

Por, ai sot nuk arriti të ndalë rusin Khachanov.

Rusi, nën emrin e Komitetit Olimpik Rus, fitoi 2-1 me sete (7-6, 4-6, 6-3).

Në gjysmëfinale, Khachanov do të përballet me Pablo Carreno-Busta, që arriti fitoren ndaj bashkëkombasit të Khachanov, Daniil Medvedev.

Ndeshja zgjati një orë e 43 minuta, me spanjollin Carreno-Busta që fitoi 2-0 (6-2, 7-6) me sete.

Favoriti kryesor, Novak Djokovic, po ashtu fitoi me lehtësi, kundër vendasit, Kei Nishikori.

Numri një i botës e mbylli ndeshjen shumë shpejt, në vetëm një orë e 12 minuta.

Djokovic fitoi 2-0 (6-2, 6-0) me sete.

Në gjysmëfinale, ai do të përballet me gjermanin Aleksander Zverev.

Zverev zgjodhi ndeshjen edhe më shpejtë se Djokovic, në vetëm një orë e shtatë minuta.

Ai doli triumfues 2-0 (6-4, 6-1) me sete përballet francezit Jeremy Chardy.

Me kohën tonë, ndeshja Khachanov – Carreno-Busta zhvillohet në orën 08:00, kurse ajo Djokovic – Zverev në orën 09:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore