Vende

Për fundvit do të udhëtohet virtualisht


Për të gjithë njerëzit që kishin planifikuar të vizitonin vende të reja gjatë pushimeve të fundvitit, zgjidhja është të udhëtojnë virtualisht.

Udhëtarët virtual mund të rezervojnë turne të drejtpërdrejtë interaktiv me guida vendase për të mësuar gjithçka rreth vendeve që do të përzgjedhin për të vizituar.

Kompania kanadeze e udhëtimeve ToursByLocals, pas mbylljes së kufijve ndërkombëtar për shkak të pandemisë, ka nisur turne të drejtpërdrejtë virtual.

“Ideja ishte t’u ofronim udhëtarëve tanë të apasionuar një mundësi për t’u harruar në një udhëtim duke qëndruar në shtëpi të sigurt dhe të distancuar nga grumbullimet”, shprehet Paul Melhus, CEO dhe bashkëthemelues i kompanisë.

Ata të cilët kanë ëndërruar të shohin mrekullitë e New York-ut, mund të ndjekin turin 90-minutësh i cili kushton afro 125 dollarë dhe mund të shpërndahet edhe me pesë miq të tjerë. Por, mund të zgjedhin të shkojnë virtualisht edhe në Stockholm, pa u merakosur për temperaturat e dimrit skandinav.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore