Përballje

Penza dominon Bashkimin për fitoren e titullit në ligën e femrave në basketboll


Skuadra e Penzës pas fitores në finale përballë Bashkimit

Finalja e ligës së femrave në basketboll ishte interesante dhe e pa pritshme ku Penza dominoi Bashkimin me rezultat të thellë 63:77.

Kjo seri ishte dramatike që nga fillimi ku asnjëra skuadër nuk mundën të gjejnë fituesin deri në ndeshjen e pestë, e cila ishte po ashtu ishte edhe e fundit.

Ndeshja filloi e baraspeshuar ku në pjesën e parë Penza kishte një epërsi prej vetëm tre pikëve, dhe në çerekun e tretë ndërroi gjithçka ku pejanet thelluan epërsinë.

Më të mirat te skuadra e Penzës ishin Gabrielle Cooper me 20 pikë e 15 kërcime, Valbona Bytyqi me 15 pikë dhe Arbnore Perquku me 14 pikë e 9 kërcime.

Kurse te Bashkimi më të mirat ishin Irma Konjusha me 16 pikë dhe Aisha Balarabe me 23 pikë, 17 kërcime e 6 asistime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore