Lajme

Pentagoni: SHBA-të janë të gatshme të mbrojnë territorin e NATO-s


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të përmbushin detyrimet për të mbrojtur vendet e NATO-s, përfshirë ato që lidhen me sulmet me raketa ruse që mund të kërcënojnë Poloninë.

Kështu ka bërë me dije së fundmi Pentagoni.

“Mund t’ju them atë që kjo administratë ka thënë herë pas here: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s”, ka thënë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

“Nëse një aleat i NATO-s do të sulmohej, ne sigurisht nuk do të dëshironim që kjo të ndodhte, por ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s”, ka shtuar ajo, duke komentuar pretendimet e Polonisë për mundësinë e rrëzimit të raketave të drejtuara drejt territorit të Aleancës.

Sipas saj, prioriteti është siguria që Ukraina të ketë atë që i nevojitet në fushën e betejës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore