Lajme

“Pentagoni në kërkim të UFO-ve”


Pentagoni

Gjetjet e fundit të NASA-s dhe fotografitë e publikuara kanë risjellur në kujtesë një njoftim të Pentagonit amerikan, bërë me 25 nëntor të vitit të kaluar, se kanë krijuar një grup të sinkronizuar për identifikimin dhe trajtimin e objekteve fluturuese, shkurt AOIMSG.

Paneli u deklaruar atëherë se ka për qëllim të bashkojë përpjekjet në Departamentin e Mbrojtjes dhe departamentet e tjera dhe agjencitë qeveritare për të “vendosur, identifikuar dhe klasifikuar” objekte të panjohura fluturuese.

Gjithashtu, edhe “rreziqet e mundshme për sigurinë e fluturimit dhe sigurinë kombëtare duhet të vlerësohen dhe adresohen”, thuhej në njoftimin e Pentagonit.

Grupi i punues do të zëvendësonte një grup pune me bazë në Marinën e SHBA-së, që më parë ishte marrë me vwzhgimin e objekteve të panjohura fluturuese.

Organi i ri ishte vendosur në Sekretariatin e Mbrojtjes për Inteligjencën dhe Sigurinë.

Muaj më herët se kjo shpallje, shërbimet e inteligjencës amerikane kishin publikuar një raport të shumëpritur mbi zbulimet e UFO-ve nga ushtria – por duke lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Me vetëm një përjashtim, shpjegimi ishte i mangët ku as nuk kishte shpjegim për asnjë nga objektet fluturuese të panjohura që ishin parë, por as nuk kishte indikacione për jetë të mundshme jashtëtokësore në raport.

Në dokumentin përfundimtar, u vlerësuan 144 raste nga ushtria në lidhje me pamjet midis viteve 2004 dhe 2021. Sipas raportit, një objekt fluturues ishte ndoshta një tullumbace e madhe, e shfryrë. “Të tjerët (objektet) mbeten të pashpjeguara”, thuhet në raport.

Në fillim të vitit 2021 videot e publikuara nga Pentagoni me tre objekte fluturuese të klasifikuara si “të paidentifikuara” nxitën spekulimet se agjencitë e inteligjencës amerikane mund të kenë informacione për jetën inteligjente jashtëtokësore.

Pentagoni kishte lëshuar video të tilla, të objekteve të pa identifikuara, të kapura nga pilotët e ushtrisë amerikane, edhe më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore