Lajme

Pengjet e marra nga Hamasi po mbahen nga “Njësia Hije”, zbulon analisti


Hamasi dhe Xhihadi Islamik pretendojnë se po mbajnë peng 130 persona prej nisjes së operacionit “Al Aqsa Flood”, me disa raporte që vlerësojnë se të paktën 200 mbahen në Rripin e Gazës.

Analisti hulumtues i fokusuar në grupet e armatosura palestineze dhe aktorët joshtetërorë në Lindjen e Mesme, Joe Truzman zbuloi se pengjet e marra nga Hamasi, ka të ngjarë të mbahen nga “Njësia Hije”

“Lidhur me pengjet e marra nga Hamasi, ata ka të ngjarë të mbahen nga Njësia Hije, një divizion special i trajnuar posaçërisht për të mbajtur pengje. Mund ta imagjinoj se ky grup është diskutuar në konferenca të klasifikuara nga Izraeli dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës ditët e fundit”, theksoi analisti në median sociale ‘X’.

‘Njësia hije’ është një bandë elitare brigadash al-Qassam e Hamasit.

Ndër detyrat e njësisë, janë “të ruajë robërit e armikut të mbajtur nga brigadat al-Qassam, t’i fshehë ata dhe të pengojë përpjekjet e armikut për t’i gjetur”.

Anëtarët e njësisë “qëndrojnë në hije, larg dritës”, dhe ata veprojnë në fshehtësi të plotë.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari theksoi më herët se ushtria deri më tani ka njoftuar familjet e 81 pengjeve që mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Ne jemi të vetëdijshëm për pasigurinë, por ka një tension midis besueshmërisë dhe shpejtësisë dhe të kuptuarit se çfarë po ndodh në terren, duhet të jetë e saktë”, thotë ai në një telefonatë me gazetarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore