Shqipëria

Peleshi thotë se ka funksionuar mekanizmi për mbrojtjen nga zjarret


Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, pohoi se ka funksionuar mekanizmi për mbrojtjen nga zjarret në vend duke folur në lidhje me situatën e vatrave.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për shtyp para mediave.

“Numri i vatrave ka qenë i madh dhe impakti ka qenë i vogël. Kjo tregon se ka funksionuar mekanizmi për mbrojtjen nga zjarret”, theksoi fillimisht zyrtari shqiptar.

Sipas tij, për këtë rezultat Forcat e Armatosura kanë qenë faktori kyç.

“Situata është shumë më mirë e menaxhuar, pa pasoja të rënda. Në Greqi vazhdon misioni i 48 zjarrfikësve. Ushtarakët tanë kanë mundur të shpejtojnë edhe jetën e nëntë emigrantëve nga Iraku të cilët janë gjetur në kushtet asfiksie”, shtoi ministri.

Ai kujtoi se Shqipëria mbetet e rrezikuar nga zjarret gjatë 12 muajve të vitit dhe duhet të jemi shumë vigjilentë.

Referuar situatës së fundit me reshjet, zyrtari vërejti se mund të ketë ndonjë dalje nga shtrati të ndonjë përroi.

Këto situata të paparashikuara mund të shkaktojnë rreziqe ose edhe humbje jetësh të njerëzve nëse nuk tregojmë kujdes, kujtoi Peleshi.

“Duhet të qëndrojmë në alert pavarësisht se temperaturat mund të ulen. Do të na duhet të mbajmë tempin”, ravijëzoi në përmbyllje ministri i Mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore