Sport

Peja fiton super duelin përballë Prizrenit 16


Peja ka fituar derbin e luftuar përballë Prizrenit 16 me rezultat 89-82.

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë, u zhvillua një ndeshje shumë e luftuar mes pejanëve dhe prizrenasve.

Peja e dominoi çerekun e parë me rezultat 26-17.

Por, Prizreni 16 u përgjigj në dhjetë minutëshin e dytë duke fituar me rezultat 17-32.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve me rezultat 43-49.

Çereku i tretë pa shumë pak pikë të shënoheshin, me Pejën që e fitoi atë periodë me vetëm tre pikë avantazh, duke e ngushtuar rezultatin në po aq pikë.

Në periodën e fundit, pejanët u treguan më efikas, duke shënuar dhjetë pikë më shumë (30) se Prizreni 16 (20).

Ndeshja në fund u mbyll me rezultat 89 – 82.

Pas pesë ndeshjes, Peja ka katër fitore dhe një humbje, kurse Prizreni 16, tre fitore dhe dy humbje.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë, 5 kërcime e 4 asistime dhe Ilter Erdem me 13 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime.

Te Prizreni 16 u dalluan Ty Nichols me 34 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Courtney Fells me 15 pikë dhe 10 kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore