Përballje

Peja fiton bindshëm përballë Kamzës në Ligën Unike


KB Peja ka arritur fitore bindëse përballë Kamzës në Ligën Unike.

Për skuadrën nga rrafshi i Dukagjinit, kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për të rikthyer epitetin e favoritit pas tri humbjeve radhazi në të gjitha garat.

Peja dominoi secilën periudhë, duke e nisur mirë qysh nga fillimi.

Takimi u mbyll me epërsi plus 19 përballë kampionëve të Shqipërisë, 97-76.

Basketbollisti më i spikatur ishte Dardan Berisha.

Ylli i Pejës shënoi 28 pikë, të cilave iu shtoi edhe tetë kërcime e tetë asistime.

Peja ngjitet në vendin e parë pas tre takimeve, me dy fitore dhe një humbje, aq sa kanë edhe Prizreni 16 e Kamza.

Ylli sonte përballet me Teutën, në tentativë për ta rrëmbyer vendin e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore