Lajme

PDK-ja largohet nga seanca e Kuvendit


Seanca e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Ata e kanë lëshuar sallën gjatë kohës sa ishin duke u votuar dy anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Në të cilin PDK-ja nuk ka marrë pjesë në votim.

Pa votat e PDK-së dhe AAK-së, në lexim të dytë ka kaluar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Miratimi i këtij ligji është bërë me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kurse tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje s’kanë marrë pjesë në votim.

Po ashtu, janë miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Ndërsa, projekt-rezoluta nga interpelanca me ministrin e Transfereve, Punës dhe Financave, Hekuran Murati s’ka kaluar.

Përveç LDK-së, në votim për këtë pikë ka ka marrë pjesë edhe AAK-ja.

Në seancë është miratuar edhe pika për emërimin e dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ndërkaq, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vjet mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës është shtyrë për sesionin e ardhshëm me kërkesë të LDK-së.

Aktualisht në Kuvend janë duke u votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore