Zgjedhjet në Shqipëri

PD Sarandë feston pas fjalimit të Bashës


Pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në degën e PD-së në Sarandë, po festohet fitorja e zgjedhjeve.

Kjo, pavarësisht faktit se në qarkun e Vlorës, Exit Poll-i i Albanian Post nxjerr fituese Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Ndërsa në gjithë Shqipërinë, sipas rezultateve nga Albanian Post, socialistët fitojnë shumicën e 71 mandateve.

Gazetarët e AP-së në terren, kanë arritur të sigurojnë një video nga zyrat e demokratëve, ku vihet re kandidatja për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, e cila ka marrë një buqetë me trëndafila blu si dhuratë për performancën në zgjedhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore