Shqipëria

PD-ja e Bashës do ta votonte heqjen e imunitetit të Berishës, por ‘nuk u lejua’


“Deputetët e PD-së mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësi”.

Ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike sa i përket heqjes së imunitetit të deputetit Sali Berishës.

“PD është e vendosur në mbështetjen ndaj SPAK dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjithë ata qeveritarë apo ish-qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre”.

Sipas deklaratës, ky është standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD-ja dhe deputetët e saj.

Ndërkohë thuhet se ka qenë mosfunksionimi normal i seancave parlamentare që pamundësoi pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD-së pro heqjes së imunitetit për Berishën.

“Deputetët e PD nuk do të bëhen kurrë pjesë e skenarëve të përgatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha për t’i përdorur si argument për t’i ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë, por nuk ia dolën”, vijon deklarata e tyre.

Sipas tyre, çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme për t’i bërë bisht drejtësisë nuk do mund ta mbajë peng PD-në dhe misionin e saj për t’i dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë.

Në kohë ‘rekord’ i hiqet imuniteti Sali Berishës, SPAK mund ta arrestojë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore