Shqipëria

PD: “Economist” konfirmon dështimin e qeverisë me pandeminë, vdekjet nga COVID janë fshehur


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nëpërmjet një deklarate për media se një publikim i bërë nga media “Economist” mbi rastet faktike të COVID-19, vërteton tezën e demokratëve se në Shqipëri, pandemia është keqmenaxhuar dhe fatalitetet janë fshehur.

“Rama e bëri këtë për te fshehur njërën nga provat e dështimit të tij në përballjen me COVID-19. Rama është shkaktari i humbjes së këtyre jetëve, ndaj u përpoq t’i fshehë ato”, thotë Zhupa në deklaratë.

Ndërkon ajo risjell në vëmendje një denoncim të bërë nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, në nëntor 2020. Asokohe, kryeopozitari denoncoi publikisht pretendimin për fshehjen e numrit të viktimave real nga virusi.

“Kjo është fytyra e vërtetë e regjimit që keqmenaxhon fondet për spitale”, vijon ajo. “Vjedh sa te mundet në tenderat e shëndetësisë, tërësisht në shërbim të një grushti oligarkësh, duke braktisur njerëzit”.

Sipas prestigjiozes britanike, shifrat e vdekjeve në Shqipëri për shkak të COVID, përllogaritet nga 12 mijë deri në 15 mijë.

Ndërkaq, vdekjet zyrtare, janë në 3 mijë e 247.

Sipas përllogaritjes së “Economist”, përllogaritja kundrejt vdekjeve faktike shkon në më shumë se 300%.

Gjithsesi, media britanike, në të gjithë botën, shifrat i nxjerr në të tillë referencë.

Ndërkohë që janë 5.5 milionë njerëz të deklaruar si të vdekur nga COVID-19, përllogaritja shkon deri në 22.4 milionë. Pra, një përllogaritje po aq e lartë sa ajo e Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore