Sport

Paulo Dybala ofrohet në Premier League


Një numri të madh skuadrash në Premier League iu është ofruar mundësia për të nënshkruar me Paulo Dybala-n si agjent i lirë.

Kontrata e argjentinasit me Juventus-in skadon këtë vit, dhe nëse ai nuk rinovon, do të largohet me parametra zero.

Liverpool, Tottenham, Manchester United dhe City, Chelsea dhe Arsenal – të gjitha janë paraqitur me mundësinë për të diskutuar me Dybala-n pasi sulmuesi nuk arriti të gjejë marrëveshjen me Juventus-in.

Ka kohë që argjentinasi ka qenë në bisedime me Zonjën e Vjetër për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale i skadon në muajin qershor, dhe ai arriti marrëveshje për rinovim për pesë vite me tetë milionë euro në vit gjatë muajit dhjetor.

Mirëpo, pasi kushtet e caktuara u ndryshuan nga Juventus-i në momentet e fundit, bisedimet dështuan dhe për momentin nuk ka asnjë shenjë për rinovim.

Plani aktual i Dybala-s është largimi nga Juventus gjatë verës.

Agjentët e tij aktualisht janë në bisedime me plot skuadra, por fokusi kryesor i argjentinasit është një aventurë në Premier League.

Përveç ‘top 6’ të Premier League, të interesuar për shërbimet e Dybala-s interesohen edhe Inter, Milan dhe PSG.

28-vjeçari duket se po kalon momentet e fundit te zonja e vjetër, me zërat mbi të ardhmen e tij që pritet të shtohen edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore